Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës.
Ai ka shkruar në Twitter se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie “për këto vepra kriminale”.
“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, shkroi Hovenier.
Ditëve të fundit në veri të vendit janë djegur vetura të qytetarëve serbë të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS si dhe është arrestuar një serb si i dyshuar. Sot, ndërkaq, Policia është sulmuar me mjet shpërthyes në veri.
Për këto ngjarje ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
The U.S. has consistently condemned the criminal burning of vehicles in the north of Kosovo. The Government of Kosovo has a responsibility to protect its citizens and ensure accountability for these criminal acts.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 2, 2023