Memli Krasniqi me videoadresim, fton qytetarët të “Marshojnë për Drejtësi”

E publikuar: 31/03/2023 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videoadresimi ka bërë thirrje që të dielën, në 2 prill, në orën 14:00, të gjithë qytetarët e Kosovës të marshojnë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë.

Krasniqi ka thënë se ai bashkë me familjen e tij do të jetë pjesë e marshit.

“Më 2 prill, në orën 14:00, unë bashkë me familjen time do të marshojmë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi. Ju ftoj secilin prej jush, që të gjithë së bashku, të “Marshojmë për Drejtësi”, duke u ndjerë krenarë me UÇK-në, me të vërtetën dhe me historinë tonë!”, thotë kreu i PDK-së.