Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të flasë për momentumin e ri në integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës.
“Presidentja Osmani në Vjenë flet për momentumin e ri për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani flet sot për momentumin e ri të integrimitndërkombëtar të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë, në një ligjeratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës (Shkolla e Vjenës për Studime Ndërkombëtare), Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri”, njofton Zyra e Presidencës.