Takimi i parë i ekipeve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë, për tejkalimin e barrierave administrative në bashkëpunimin ekonomik do të mbahet sot, më 30 mars, në Shkup, njoftoi Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, ai takim “do të zhvillohet sipas dinamikës së përcaktuar” për të zgjidhur sa më shpejt të gjitha çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me barrierat administrative që pengojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Takimi i parë do të zhvillohet në një dinamikë të vendosur, me qëllim që sa më shpejt të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me barrierat administrative që pengojnë bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy vendeve”, thuhet në njoftim dhe shtohet se kryetari i Dhomës Branko Azeski.
Mësohet se tashmë ka marrëveshje të nënshkruara që duhet të ofrojnë bazën dhe instrumentet për përmirësimin e ndjeshëm të konkurrueshmërisë, kohezionit ekonomik dhe lidhshmërisë së të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Për të eliminuar të gjitha mangësitë që ndodhin në tregti, shtohet se “tani është koha e duhur për të ndërmarrë hapa të mençur drejt intensifikimit të integrimit rajonal dhe bashkëpunimit tregtar, që do të sigurojë prosperitetin ekonomik të të dy vendeve, por edhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi”.