Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë.
Ajo këtë e ka thënë në fjalimin e saj në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
“Dua të shfrytëzoj këtë rast t’u bëj thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato që nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova është shtet me demokraci të fuqishme.
Ajo ka falënderuar të gjitha shtetet që ndihmuan në lirinë e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit