Ne të gjithë kemi një dëshirë të përbashkët: të jemi më tërheqës. Por arsyeja pse duam të jemi tërheqës ndryshon. Cila është jotja? Mirë, nuk është e nevojshme ta thoni! Për të nxjerrë në pah anën tërheqëse, mbani parasysh këto këshilla dhe do të habiteni sa funksionojnë!
Buzëqeshni
Mbajeni buzëqeshjen në fytyrë. Kur buzëqeshni, dukeni më miqësorë dhe të afrueshëm. Njerëzit e kanë të lehtë të merren vesh me ju. Harroni si ndiheni, buzëqeshni!
Kujdes qimet e fytyrës!
Është e rëndësishme të kujdeseni për qimet e fytyrës. Burra, duhet të rruheni rregullisht. Nëse doni të mbani mjekër, duhet ta mbani të rregullt. Gratë duhet të heqin vetullat rregullisht.
Mbaji flokët bukur
Flokët janë kurora juaj. Kujdesuni! Një pamje e bukur është hapi i parë për të tërhequr dikë. Priti flokët rregullisht sepse është e rëndësishme që të jenë të shëndetshëm. Mbaji të pastër dhe të rregullt. Është vërtet e rëndësishme për një pamje tërheqëse.
Vishni rroba që ju rrinë mirë
Veshja ka vërtet rëndësi. Njerëzve u pëlqejnë ata që janë të veshur mirë. Kështu që tregoni kujdes me veshjet. Zgjidhni rroba që ju rrinë mirë në trup. Veshjet më të mëdha ose shumë të ngushta ju bëjnë të dukeni të çuditshëm.
Shikojini njerëzit në sy
Kontakti i syve është i rëndësishëm kur flisni me një person. Nëse e ruani kontaktin e syve, njerëzit do të ndihen të rëndësishme dhe të lumtur. Disa kanë ndrojtje për ta parë tjetrin në sy. Ky nuk është një problem i madh. Fillo me njerëzit më të afërt. Shikojini në sy kur flisni me ta. Pastaj provojeni me të huajt.
Ecni me vetëbesim
Kini vetëbesim kur ecni. E dini si ecet? Trupi i shtendosur dhe koka lart do ju bëjnë të dukeni me besim te vetja. Nëse dukeni me besim, do dukeni më tërheqës, pasi vetëbesimi është pjesë e saj.
Mbani aromë të këndshme
Askush nuk i ka qejf njerëzit që vijnë erë të pakëndshme. Të gjitha hapat për të qenë tërheqës do rrëzoheshin nëse do lëshonit një aromë të keqe. Kështu që kujdes. Bëni dush çdo ditë dhe përdorni deodorant rregullisht. Lajini dhëmbët rregullisht. Mund të përdorni medikamente për të larguar frymën e rëndë.
Qetësohuni
Jeni të shqetësuar gjithë kohën çfarë po mendojnë të tjerët për ju? Nëse po, duhet të mundoheni ta largoni këtë zakon të keq. Ki guxim të hapesh me të tjerët. Komunikoni me ta dhe mos u tregoni të rëndë. Nervozizmi nuk pëlqehet. Kështu që, shfaquni të sigurt e të qetë para njerëzve.
Qeshni dhe bëjini të tjerët të qeshin
Është një shprehje, “e qeshura është ilaç”. Kur qeshni, njerëzit pranë jush ndihen mirë dhe ka më shumë mundësi të ndihen më të lumtur me ju. E qeshura do ju bëjë më tërheqës. Më e rëndësishmja, nëse i bëni njerëzit për të qeshur, do i bëni të lumtur. Dhe do trajtoheni me të njëjtat emocione.
Gjuha e trupit
Gjuha e trupit është e rëndësishme. Nëse me gjuhën e trupit dukeni të zënë, njerëzit do të shmangin, shkruan revistaclass. Ato do mendojnë që nuk doni t’ju shqetësojnë, ndërsa nëse shfaqeni të lehtë dhe të qetë, njerëzit do ndihen komod për t’u afruar me ju.
Bëni pyetje
Mos flisni vetëm për vete gjithë kohës. Ndërsa bisedoni me të tjerët, bëni pyetje, por jo për gjëra të papërshtatshme. Kur i pyesni, njerëzit mendojnë që jeni të interesuar për t’i njohur dhe do ndihen më të rëndësishëm.
Vishni rroba me ngjyra të çelura
Vishni rroba me ngjyra. Tregoni kujdes që të shmangni disa ngjyra që nuk janë të përshtatshme për vendin ku shkoni. Zakonisht, ngjyrat e hapura tërheqin njerëzit. Gjithashtu ju do dukeni me më shumë vetëbesim. /Telegrafi/