Bekim Haxhiu
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duhet të përgjigjen para qytetarëve për mos lejimin e tërheqjen së mjeteve nga Trusti.
Ai ka ngritur alarmin për rrezikimin e mjeteve në Fondin Pensional, të cilat janë të investuara në tregjet ndërkombëtare.
Postimi i plotë i deputetit Haxhiu:
Humbjet që po pëson Trust-i duhet patjetër që të shtyjë Qeverinë ta riprocedojë kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e Trustit.
Albin Kurti, Hekuran Murati, Armend Muja dhe Mimoza Kusari – Lila duhet të përgjigjen para qytetarëve, pse nuk lejuan terheqjen e mjeteve nga Trusti dhe për humbjet që i ka pësuar Trusti gjatë vitit të fundit.
E kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre.