Hoti: Po të zgjatej hunda, njërit do t’i shkonte nga foltorja e kuvendit, te ulëset e opozitës

E publikuar: 23/03/2023 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për gënjeshtra.

Sipas tij, nëse njerëzve do t’u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit do t’i zgjatej nga foltorja e kuvendit e deri te ulëset e opozitës, njofton Klan Kosova.

“Nëse njerëzve do t’u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit do t’i zgjatej nga foltorja e kuvendit e deri te ulëset e opozitës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.