18 marsi për të ishte dita e takimeve të njëpasnjëshme. Kryeministri i vendit, përveq takimeve për të cilat tashmë dihej agjenda, po shfrytëzonte hapësirën për të bërë edhe biseda joformale.
E gjatë gjithë kohës, Albin Kurti në kontakt ishte edhe me presidenten e vendit.
Kështu u deklarua Vjosa Osmani kur u pyet për rolin e saj në dialog.
Shefja e shtetit në deklarimin e parë para mediave që nga dita kur u arrit Marrëveshje në Ohër, kërkoi masa nga faktori ndërkombëtar kundrejt Serbisë.
Me këto deklarime po pajtohet plotësisht edhe kryeministri i vendit, fjala e njërit nënkupton edhe qëndrimet e tjetrit.
Kurti po vazhdon të jetë i bindur se Serbia po e shkel atë që është arritur të shtunën që shkoi.
Ndërsa ka folur edhe mbi propozimin e tij sa i përket themelimit të Asociacionit.
Përmes kësaj konference për media, shefi i ekzekutivit ka ftuar partitë politike që të aplikojnë për zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës.