Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia.
Sipas tij, nga viti 2006 e deri më vitin 2021, Kosova ka importuar rrymë me vlerë prej 556 milionë eurosh nga Serbia.
“KEK-u dhe Kosova kanë krijuar një varshmëri të importit të energjisë elektrike nga Serbia. Nga viti 2006 e deri më 2021 rreth 556 milionë euro janë importuar nga Serbia. Kanë qenë dy firma serbë përmes së cilave është importuar”, ka thënë Muja.
Sipas tij, nga viti 2021, Kosova më nuk importon energji elektrike nga Serbia.