Kandidati për president të Malit të Zi, thotë se nëse fiton zgjedhjet “as që do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes së Kosovës”

E publikuar: 21/03/2023 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Jakov Milatovic Milatoviç

Një prej kandidatëve për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka thënë se nëse ai arrin të fitojë postin për të cilin po kandidon, do të vazhdonte procesin e ratifikimit të njohjes së Kosovës.

Pavarësinë e Kosovës, Milatoviç e ka cilësuar si fakt të pakthyeshëm, derisa ka thënë të jetë i fokusuar në zhvillimin ekonomik të Malit të Zi.

“Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Dritan Abazoviç, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës”, ka thënë Milatoviç në një intervistë për ABC Neës.

“Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE”, ka shtuar ai.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, përpos Jakov Milatoviç, kandidat për president do të jetë ai që aktualisht e mban këtë post, Milo Gjukanoviç.