Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kishte plot gjëra për të cilat nuk u pajtuan me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,
“Është puna jonë që të trajtojmë mospajtime dhe të gjejmë zgjidhje për një të ardhme më të mirë”, është shprehur Vuçiq pas takimit, njofton KlanKosova.tv.
Ai ka thënë se vetë nuk ka nënshkruar asgjë, derisa ka pranuar se Kurti ka këmbëngulur në këtë.
“Kurti gjithë ditën ka kërkuar që të nënshkruhej. Asociacioni do të të krijohet sipas asaj që është nënshkruar. Është një letër dhe do të bëhet pjesë e kornizës së negocimit”.