Përfundimi i takimit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit ka dalë të jetë vetëm një pauzë e shkurtër dhe tashmë të dy liderët janë rikthyer në tryezën e bisedimeve.
Pjesa e parë e këtyre bisedimeve ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë tashmë të dy liderët po i vazhdojnë diskutimet rreth Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-se, Josep Borell do të mbajë konferencë për media pas takimit ku do të flasë për rezultatet.