E shkarkuan Kurti e Osmani, Rama e emëron Vlora Hysenin në krye të inteligjencës shqiptare

E publikuar: 17/03/2023 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propozuar presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e re e Shërbimit Informativ Kombëtar në Shqipëri.

Hyseni është shtetase kosovare e njohur si ish-zëvendësdrejtorja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ajo është shkarkuar nga ky post në vitin 2021. Hyseni ka qenë edhe këshilltare e Ramës së fundmi.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.