Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Gazmend Hoxha të zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Pas rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria ka vendosur që t’i rekomandohet kryeministrit Albin Kurti, emërimi i Hoxhës në këtë pozitë.
Ai është zgjedhur nga lista e ngushtë e rekomandimeve, ku kanë qenë edhe Granit Fetahu dhe Bahri Shala.
Hoxha deri më tani ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.