Shefi i Grupit Parlamentar të AKK-së, Besnik Tahiri ka thënë se “nga viti 2011 jemi të bllokuar nga kurthet e dialogut, duhet t’i japim epilog dhe t’i kthehemi jetës”
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka thënë se kurthet e dialogut “duhet t’ia heqim si barrë Kosovës”.
“Nga viti 2011 jemi të bllokuar nga kurthet e dialogut, duhet t’i japim epilog dhe t’i kthehemi jetës”, ka shkruar Tahiri.
“Na iku rinia, na u varfëru ekonomia, na mundën shtetet më të dobëta se ne, dhe zbrazja e Kosovës është mesazh”, ka thënë tutje shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.
Sipas tij, kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës.
Tutje Tahiri është shprehur se diskutimi për tema jetike është kruciale, duke theksuar se qytetarët janë të pakënaqur