Kurti: Asnjëherë nuk do të diskutoja për diçka jokushtetuese – refuzimi i Serbisë tregon se s’janë pajtuar me përmbajtjen

E publikuar: 02/03/2023 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është duke raportuar për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka shtuar se presidenti serb Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit kosovar ndër tjerash tha se nuk do të diskutonte asgjë jokushtetuese.

Ka shtuar se edhe pse është pajtuar që të nënshkruajë, marrëveshja nuk është e pranuar ende, meqë s’ka nënshkrim.

“Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike. Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

“Takimi i radhës do të jetë në Ohër ku ka edhe një marrëveshjeje paqeje sipas standardeve të BE-së. Premisa e parë bazë e imja si kryeministër nuk do të lejoja të diskutoja asgjë që është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.

“Gabimet e qeverive të kaluara do të mundohem që t’i eliminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti.