Kurti ulet në karrocë në shenjë solidarizimi me përdoruesit e karrocave

E publikuar: 01/03/2023 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë.

Kurti së bashku me kabinetin e tij në shenjë solidarizimi janë ulur në karroca.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Përfaqësues të HENDIKOS-it do të takohen sot edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe drejtorë komunal të Prishtinës.

Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës shënohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre.