Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar përmbajtjen e marrëveshjes së propozimit evropian, prezantuar dje për herë të parë për publikun.
Ai ngrit në diskutim dy çështje, nga pika 2 dhe 4, për të cilat shprehet, si vijon:
”Marrëveshja në preambulë përmban:
– Pika 2: “… për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës”.
– Pika 4: “… pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.
Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!
Pa paragjykuar çështjet e statusit?!”.