Stano për takimin në Bruksel: Na nevojitet urgjent progres përpara

E publikuar: 27/02/2023 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme të Komisionit Evropian, Peter Stano, ka folur në lidhje për takimin e sotëm në Bruksel, ku tha se pret nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të tregojnë sjellje evropiane.

Stano në një konferencë ka thënë se BE- sa i përket dialogut pret që të ec përpara drejt marrëveshjes gjithpërfshirëse, njofton Klankosova.tv.

“Takimi do të jetë këtë pasdite, do të kemi një takim bilateral së pari, më pas do të ketë një takim trelateral. I gjithë ky takim supozohet të përfundojë në pasditen e vonë, varet se si do të shkojë. Nga përvojat e mëparshme kanë treguar që të parashikojmë se mund të shkojë në një tjetër mënyrë takimi. Gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë që të pajtohen që të ecin përpara. Bashkimi Evropian sa i përket pritjes për dialogun pret që të ec përpara drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe rrugës në BE të dy vendeve”.

“Çka na nevojitet urgjent tani është progres përpara, jo çka kemi pasur në muajt e fundit. Kriza konstante duke u marrë herë më njërën anë, herë me tjetrën”, tha Stano.