Në emisionin EURO n’7 në T7, ekspertët e ekonomisë ka dhënë mendime të ndryshme për menaxhimin e ekonomisë vendore nga qeveria në kohën e luftës në Ukrainë.
Sipas tyre, reagimi i vetëm i qeverisë ka qenë dhënia e 100 eurove për të punësuarit të sektorit publik dhe studentët, që kanë qenë pa asnjë efekt në ekonomi.
Derisa një pjesë e ekspertëve mendojnë se orientimi i qeverisë së Vetëvendosjes ka qenë ndihma për të varfrit, ndërsa me ndërhyrjet në caktimin e çmimeve të derivateve të naftë,s qeveria ka synuar që të ndal pasurimin e naftëtarëve.
Bashkim Mustafa, profesor i ekonomisë ka thënë se qeveria ka ndarë mjete vetëm sa për të kënaqur një pjesë të popullit dhe se ky ka qenë veprimi i vetëm i kësaj qeverie karshi krizës ekonomike pas luftës në Ukrainë.
Profesori Mustafa ka shtuar po ashtu se qeveria ka dështuar në rritjen ekonomike pikërisht për shkak të ndaljes së investimeve kapitale.
“Nëse ruhen mjetet e buxhetit në këtë formë atyre u hup vlera, mbi 700 miliona eurove të kursyera ju ka humbur vlera me miliona dhe me këtë veprim qeveria nuk ka arrit asnjë sukses, përkundrazi ka humbur shumë. Masat e marra nga qeveria më përballje me krizën si pasojë e luftës në Ukrainë dhe përballjes me inflacion nuk kanë qenë të duhura. Rritja e subvensioneve karshi uljes së investimeve kapitale, ka demotivuar sektorin privat dhe me këtë edhe ka ngadalësuar rritjen ekonomike. Këto masa jo adekuate kanë ndikuar që rritje ekonomike për 2022 të jetë vetëm 3%”, ka shtuar profesori Mustafa.
Në anën tjetër, qeveria e vendit duke parashikuar krizë të re ka vendosur të kursej para, e që sipas ekspertëve kjo ka qenë totalisht e strategji e gabuar, ngase shtetet e tjera kanë futur para në tregje për të përballur krizën.