Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Këtë takim Kurti e zhvilloi në kuadër të Konferencës së Mynihut, raporton Gazeta Express.
Sipas komunikatës së ZKM’së, në kë takim u diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.