Kurti fluturoi sonte drejt Mynihut, priten negociata rreth planit franko-gjerman

E publikuar: 17/02/2023 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti EU

Albin Kurti EU

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të ZKM’së.

Në këtë konferencë do të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman, u bë e ditur nga Qeveria Gjermane për Gazetën Express.

“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Në kuadër të kësaj konference, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.

Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt