Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të kryeqytetit, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare kanë parë nga afër parakalimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.
Ata janë shprehur krenar me FSK-në dhe Policinë dhe kërkojnë që ky ritëm i zhvillimit të tyre të mos ndalet.