Pas zbulimit të laboratorëve të drogës në veri, Presidentja takon shefin e EULEX-it

E publikuar: 13/02/2023 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani-Lars-Gunnar Wgemark.60

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wgemark.

Nga Presidenca bëjnë me dije se Osmani dhe Wigermark kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

Në dy ditët e fundit Policia e Kosovës ka zbuluar të paktën dy laboratorë droge në Mitrovicën e Veriut. Ministri Xhelal Sveçla ka theksuar se njëri nga bashkëpronarët e laboratorit ishte një nga personat që kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës gjatë muajit të kaluar.

“Pavarësisht angazhimeve të policisë, kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, kishte shkruar Sveçla.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia”, do të dështojnë para organeve ligjzbatuese të Kosovës.

“Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të mjaftohen me asgjë – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar ai në TWitter.

Njësitet policore arritën t’i arrestonin disa të dyshuar serbë dhe akuzoi zyrtarë të lartë të Serbisë për lidhje me pronarët e laboratorëve të drogës. /GazetaExpress

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020