Gazetari serb: Kosova njohjen, Serbia Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

E publikuar: 11/02/2023 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Brasnilav Krstic

Brasnilav Krstic, gazetar e analist politik ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, e ku ka folur këtu për kërkesën e Serbisë që para njohjes finale, Kosova të themeloj Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo kërkesë është edhe e amerikanëve.

Krstiç ka vlerësuar se kushdo në Serbi mendon se Kosova nuk është shtet e ka gabim.

Ai në “Blic Interview” ka thënë se Kosova do të krijoj bashkësinë e komunave serbe e ku për këtë do ta ketë njohjen nga Serbia.
Ky gazetar ka pasur edhe një porosi për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe VV-në sa i përket Asociacionit.

Disa herë ka cituar deklaratat e zyrtarëve të lartë të shtetit amerikan dhe ambasadorëve në Prishtinë e Beograd, se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Kur Kosova të pranohet se është shtet i pavarur edhe pa dëshirën e dikujt në Beograd, dhe krijimi i Asociacionit është shumë i nevojshëm për Beogradin. Pse amerikanët në atë mënyrë po e mbështesin kaq shumë Serbinë, sepse Beogradi e ka edhe një detyrë tjetër, në Bosnje. Sepse Bosnja është shtet i papërfunduar dhe tashmë Beogradi duhet të fitoj diçka në Kosovë për ta kryer atë detyrën në BeH. Në qoftë s kemi një Asociacion që udhëhiqet nga Beogradi, hipotetiket të udhëhequr ng Lista Serbe, unë nuk pranoj një AKS të tillë”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.

Madje, ai ka paralajmëruar se do ta shesë edhe shtëpinë, nëse Asociacioni udhëhiqet nga Beogradi.

“Do ta shes pronën që e kam në Veri do të dal në Jugë ose jashtë shtetit”, thotë ai.
“Nuk është vlerësim real kur thuhet se në Kosovë janë 500 mijë serb. Por, nëse flasim për një komunitet ku janë vetëm 100 mijë njerëz dhe këta njerëz nuk kanë kapacitet të ndërtojnë një shtet brenda shtetit të Kosovës përmes AKS”, tha ai për “Blic Interview”.

“Deklaratat e SHBA-së në gjashtë muajt e fundit, Chollet, Escobar ambasadorët edhe në Prishtinë dhe Beograd po garantojnë se Asociacioni nuk do të bëhet në sh’përputhje me kushtetutën e shtetit të Kosovës, që do të thotë se frika që ka VV dhe Kurtit është gabim, sepse ka një vendim të gjykatës Kushtetues për ato nenet, këta prapë po dëshirojnë ta anulojnë ( Kurti dhe VV-ja).”, vlerëson ai.