Abdixhiku takon studentët e Mjekësisë: Kosova duhet ta trajtojë me urgjencë ikjen e stafit shëndetësor

E publikuar: 10/02/2023 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar të premten me studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit ata folën për kushtet e tyre dhe pritjet për të ardhmen.

Ai tutje ka thënë, ata meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë.

“Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë. Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot. Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020