Shifra alarmante, arrinë në 5000 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

E publikuar: 07/02/2023 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 5.100 vdekje janë konfirmuar deri tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin të hënën.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3.549 njerëz ka njoftuar president turk, Recep Tayyip Erdogan. Në Siri, u raportuan 1.602 viktima.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka prekur 23 milionë njerëz, përfshirë 1.4 milionë fëmijë, ka thënë një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nevojat humanitare të Sirisë janë më të mëdha në krahasim me kapacitetet e Turqisë për t’iu përgjigjur krizës, tha Adelheid Marschang nga OBSh-ja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se është duke dërguar furnizime emergjente, teksa rajonet afër kufirit me Sirinë janë prekur prej pasojave të tërmetit, luftës civile dhe shpërthimit të një kolere.