Njeriu i Vetëvendosjes zgjidhet në krye të Bordit të BQK’së

E publikuar: 04/02/2023 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkim Nurboja është zgjedhur Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, raporton Express.

Nurboja ka qenë kandidati i LVV-së për kryetar të Pejës në vitin 2017 dhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2019.

Në Qeverinë Kurti 1, Kryeministri Albin Kurti e kishte emëruar Nurbojën zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Lajmin për zgjedhjen e tij në këtë pozitë e ka bërë të ditur BQK’ja, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për Kryetar të Bordit të BQK-së. Z. Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare. Z. Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin Staffordshire, si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Nurboja pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.

Komunikata e plotë e BQK’së:

Bordi i BQK-së zgjodhi Prof. Bashkim Nurbojën për Kryetar të Bordit të BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për Kryetar të Bordit të BQK-së.

Z. Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare. Z. Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin Staffordshire, si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marr pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për financa.

Zt. Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Z. Nurboja pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.