Erdogan mbështetë dialogun Kosovë-Serbi: Turqia e gatshme të ndihmojë nëse i kërkohet

E publikuar: 03/02/2023 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Erdogan mbështetë dialogun Kosovë-Serbi: Turqia e gatshme të ndihmojë nëse i kërkohet

Erdogan mbështetë dialogun Kosovë-Serbi: Turqia e gatshme të ndihmojë nëse i kërkohet

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Stamboll, presidenti turk Recep Tyaip Erdogan ka thënë se shpreson që procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë në një mënyrë që do të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Erdogan ka thënë se Turqia i kushton vëmendje të madhe ndërtimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës me fqinjët e saj.

“Ne i kushtojmë vëmendje madhore ndërtimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës me të gjithë fqinjët e saj. Në këtë suazë, ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të demonstrojnë një qasje paqësore dhe konstruktive”, ka thënë Erdogan.

Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje në këtë proces, nëse kërkohet nga palët.

“Shpresoj që procesi i dialogut me Serbinë, të mbyllet duke e siguruar paqen dhe stabilitetin e qendrueshëm në rajon. Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të jap kontribut të nevojshëm nëse kërkohet kjo nga palët”, ka thënë Erdogan.

Sipas presidentit turk, angazhimi i Turqisë do të vazhdojë për të forcuar marrëdhëniet e mira me Kosovën.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim për të fortifikuar raportet tona vëllazërore me një Kosovë të begatë, e cila do të ishte garancia e paqes dhe stabilitetit”, ka deklaruar ai.