Daut Haradinaj ka reaguar pas fjalimit që ka pasur sot në Kuvendin e Kosovës kryeministri Albin Kurti e ku ka thënë se Asociacioni mund të bëhet por janë gjashtë kushte që ndërlidhen me kushtetutshmërinë.
Haradinaj ka thënë se është mirë që Kurti po reflekton, ndërkohë me ironi ka shtuar se “sa po e mbajke fjalën ky [Kurti] une e mbaj krytë ndër ujë”.
“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë!”, ka shkruar Haradinaj. /Express