Kurti: Këto janë kushtet tona për pranimin e Asociacionit

E publikuar: 02/02/2023 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme ta pranojë Asociacionin sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Sipas tij Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Po ashtu ai ka kërkuar që paraprakisht të shuhen strukturat ilegale dhe se duhet të zbatohet pas njohjes reciproke.

“Asociacioni i komunave e dalë nga marëveshja e parë e parimeve, si një mekanizmë i tillë mund të konsiderohet nga Kosova me këto kushte:

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik dhe ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave”.

“Para vendosjes së Asociacionit strukturat ilegale shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.

“Asociacioni është pjesë e marëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke.

Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet me Kosovën dhe presidenti i Serbisë i heq letrat e dërguara për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.