Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sakar

E publikuar: 31/01/2023 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Bëhet e ditur se ai e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë po ashtu se në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020