MSH: Situata e ujit të pijshëm është stabilizuar

E publikuar: 31/01/2023 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata me ujë të pijshëm është stabilizuar dhe të gjitha institucionet përkatëse kanë ngritur nivelin e gatishmërisë.MSH-ja tha të martën në Facebook se ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë monitorimin e pandërprerë të uji të pijshëm, derisa edhe qendrat rajonale të shëndetit publik (QRSHP), janë në gjendje gatishmërie.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka rekomanduar kompanive rajonale të ujësjellësit që të kenë kujdes në procesin e dezinfektimit, t’i pastrojnë stabilimentet dhe rezervuarët e rrjetit shpërndarës, të riparojnë dhe zhbllokojnë pusetat si dhe të bëjnë sanimin e dëmeve.

“Ekipet e Institutit Kombëtar vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie dhe me monitorim të rregullt, në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale”, thuhet në njoftim.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020