Daçiq me Hill para vizitës në SHBA: Serbia e interesuar për rritjen e bashkëpunimit strategjik

E publikuar: 27/01/2023 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar se sot ministri Ivica Daçiq është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.

Bëhet e ditur se Daçiq ka deklaruar gjatë takimit se Serbia e ka orientim strategjik rritjen e bashkëpunimit me SHBA-në në të gjitha fushat të interesit të ndërsjellë.

“Rritja e bashkëpunimit me SHBA në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë është orientimi strategjik i Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, mes temave në tryezën e diskutimit, kanë qenë edhe udhëtimi i Daçiq në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, ku paralajmërohen takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Kongresit Amerikan.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020