Murati: Nga propozimi im që tu falen 100 eurot e para secilit tatimpagues, përfitojnë 500 mijë qytetarë

E publikuar: 27/01/2023 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Propozimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, që komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues të tatimit në pronë, nga opozita ka shkaktuar polemika të shumta me deputetë të opozitës, të cilët i thanë se nuk është propozim serioz, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo sipas ministrit Murati, nga propozimi i tij do të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë.

Madje ai tha se propozimi i tij është mjaftë konkret.

“Unë propozim konkret dhashë. Rreth 500 mijë qytetarë preken nga propozimi im, janë diku rreth 370 mijë tjerë që i bie të paguaj pjesën e mbetur, propozimi ishte mjaftë konkret”, tha ai.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020