Nga Lulzim Behxheti
Kryetar, nuk po muj me besu se je i njejti qe t’kam njofte.
Dje shpalose publikisht projektin e ri te Shtepise se Kultures ne Gilan, bane postim publik, ku tregove me mburje e krenari çka ka e çka s’ka n’Gilan. Ke mare grant per ate projekt ne vlere 773.000€, e kte e bane me Ministrin e ZH.R , burrnisht i shtrenguat duart. E ne ate postim, lavdatat ishin deri ne qiell, lum na qe kemi kryetar te zoti.
Krejte ne rregull do te ishte, nese…e ketu fshihet dreqi.
Ta shtjelloj pak, por pa permende emrat e atyre qe jane involvuar ne kte projekt te vjedhur nga ti.
Krejt kete çka po shkruaj ne vazhdim, eshte per te mbrojtur dinjitetin profesional e autorial te arkitektit, e n’veqanti t’ideatores te projekt “KULT QENDRA”. Thash, pa emra, ngase po mundohem te mos krijoj situate te palakmuar per arkitekten.
Çka ka ndodhe?
Arkitektja ka ba projektin ideore, me premtimin dhe bindjen se e njejta do ta bente realizimin. Ti, dje pa lejen e autores, ke ba publike projektin ideore, ke postua foto te projektit, por pa leje dhe dijeni te autores. E kjo asht HAJNI AUTORIALE o kryetar, e si e tille e denueshme penalisht. Je jurist, bile ligjerues, e keto gjana duhesh me i dijte. Nuk bon me vjedhe kryetar, se denohesh.
Projekti fillimisht eshte bere per te fituar ti grant, te cilin edhe e ke fituar. Hajnija e dyte ka ndodhe edhe ketu. Ke mare grant ne shumen qe permenda me larte pa projekt final, pa fizibilitet e çka asht kryesorja pa degjim publik sepse eshte fjala per projekt te interesit publik, ku faktori i studimit te rrezikshmerise ndaj qyetearit duhet te jete i larte. Doren ne zemer, projekti nuk me pelqeu hiq, e as arkitektes kur biseduam rreth projektit. Kjo sepse projekti simbas arkitektes do te duhej te perpunohet ende.
Hajnija ka ndodhe se ti s’bashku me nje person tjeter, keni aplikuar per grant jashte çdo procedure paraprake, kjo eshte publike.
Dhe e fitove grantin, ME HAJNI.
Arsyetimi yt pse nuk ka vazhduar arkitektja ne finalizim te projektit ishte se projekti eshte i shtrejte, 18.000€ deri ne finalizim. E une po te them se eshte shume i lire. Edhe kjo pjese eshte publike.
Me pas ke punesuar ne zyren tende nje arkitekt te ri, i cili simbas teje do ta perfundonte te njejtin projekt, me nje rroge minimale. Ne rregull do te ishte, nese nuk kishe ba HAJNI INTELEKTULE E AUTORIALE, e kjo eshte e denueshme, mundesh me honger burg per kte. Edhe kjo eshte publike.
Dhe e treta, lokacionin ku ke caktuar ne Gavran, afer qerdhes, eshte totalisht fiasko, se nuk je as arkitekt e as urbanist me kuptua konfigurimin e projektit, se lokacioni eshte deshtim i yti. Teatrat jane ne qender o maneken, jo ne lagje perfirekike, e aq me teper jo ne lagje urbane me karakter te ndertimit te ulet, siq eshte Gavrani. Hiq ketu faktorin qender. Edhe kjo eshte publike.
Kryetar, kur t’kam thane rrenc, per premtimet e stadionit, per dallaverat me dru ngrohes per shkolla…e per shume gjana tjera qe je kah i ban pa kokerr fiqire, kam pase te drejte, e disi ndoshta edhe jam mundu me t’arsyety, se agjami thojsha, nuk e ka ba me qellim.
Por ama kjo me hajnine e projektit, nuk falet kryetar. Kjo eshte qeshtje per prokurorin, e besoj se ka me t’trokite n’dere.
S’bon me vjedhe kryetar. Jo ti, se t’kemi besu verberisht n’Gilan, e sidomos une.
E DREJTA AUTORIALE ESHTE HAJNI O KRYETAR
Mos gabo me ba t’njejten edhe me projektin tim per ndertesen e komunes me CLT qe ta kam prezantue, se s’ta fali. E din kte.
Qelsat meri me veti, as mos i vjerr n’baski bile, se ja ndron braven e deres kush vjen pas teje.
Pergjegjesine morale dhe juridike per kte shkrim e mar une mbi veti, se keto informacione jane te sakta, te argumentuara, te faktuara.
MARE O KRYETAR çka i bone Gilanit.
Me kte shkrim jo veqse po t’akuzoj per hajni, por edhe po e mbroj dinjitetin e kolegeve t’mi, se e dojme kte profesion prej te cilit jetojme me krenari.