Ministri kroat i Ekonomisë shprehet i kënaqur me bashkëpumimin tregtar me Kosovën

E publikuar: 26/01/2023 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Davor Felipoviq, ministër i Ekonomisë në Kroaci, ka thënë se janë të kënaqur me bashkëpunimin tregtar me Kosovën.

Gjatë Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, Felipoviq tregoi se eksportet kroate në Kosovë janë 105 milionë gjatë vitit 2022.

Ndërkaq Kroacia nga Kosova ka importuar 10 milionë.

Gjatë këtij forumi ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, kërkoi që bashkëpunimi të rritet.

Pos sferës ekonomike, ministri kroat foli edhe për mbështetjen që Kosova dhe Kroacia po ia japin Ukrainës, si dy vende që kanë dalë nga lufta.

“Kroacia dhe Kosova kanë dënuar agresionin në Ukrainë dhe sikurse Ukraina, edhe Kosova edhe Kroacia kanë kaluar nëpër këto shkatërrime të luftës dhe ne e kuptojmë më së miri ndjenjat e tyre, por ne duhet të përpiqemi që t’i ndihmojmë popullit të Ukrainës për ta arritur lirinë”, ka thënë ai.

Kosova dhe Kroacia kanë bashkëpunim të afërt politik si dhe ekonomik. /Express