Derek Chollet Kurti
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar për një telefonatë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Chollet ka bërë të ditur se me Kurtin ka diskutuar lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i njohur si propozimi franko-gjerman.
Ai ka thënë se nga Kurti ka kërkuar që Kosova ta pranojë këtë propozim.
“Komunikova me kryeminsitrin Albin Kurti për të disktuar rreth propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe që ta nxis Kosovë për ta pranuar atë”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Spoke with PM @albinkurti today to discuss the EU proposal on normalization of relations with Serbia and to urge Kosovo to accept it. A key theme was our partnership and shared goal of advancing Kosovo’s European & Euro-Atlantic integration.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 24, 2023
Chollet, tutje, ka shkruar se një ndër temat kryesore të diskutuara ishte edhe partneriteti i Kosovës me SHBA-në dhe qëllimi i përbashkët për avancimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike për Kosovën.
Në një intervistë për mediumin kroat HTR, gjatë ditës së djeshme, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Kosova ka brenga rreth këtij propozimi.
“Ata kanë brengat e tyre. Mendoj se kemi ende punë për të bërë, por besoj se do ta arrijmë qëllimin. Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, është një partnere e mirë, dhe s’kam ndonjë dyshim në këtë gjë. Besoj se do të arrijmë çfarë duam”, ka thënë Escobar.
Deri tani, institucionet e Kosovës kanë ndarë pak informacione për mospajtimet që mund t’i kenë me këtë propozim. Për më shumë, Kurti ka deklaruar se ky propozim është një bazë e mirë për t’i nisur diskutimet me Serbinë.