Kosova ka nevojë për linja hekurudhore

26.03.2015 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova ka nevojë për linja hekurudhore

Gatishmëria e Bashkimit Evropian që të investojë deri në 1 miliardë euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, është mirëpritur nga zyrtarë qeveritar.

Por, realizimi i projekteve, konkretisht linjave hekurudhore ndërshtetërore që lidhin qytete e porte në rajon, nuk konsiderohet punë e lehtë.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, i cili ka marrë pjesë në konferencën ministrore të gjashtë vendeve ballkanike të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ka thënë se në këtë takim është biseduar për rrjetin bazë hekurudhor dhe heqjen e barrierave për funksionimin e tregut të brendshëm.

Rrjeti bazë hekurudhor për Kosovën, thotë ai, është linja hekurudhore Hani i Elezit në kufi më Maqedoninë, që lidhet më Leshakun në kufi më Serbinë.

“Për ne, rrjet bazë hekurudhore është linja aktuale Hani I Elezit – Leshak, që i lidhë kryeqendrat e mëdha ekonomike Shkup – Prishtinë – Beograd. Por, për t’u futur në rrjetin bazë, duhet të ketë mirëkuptim të të dy shteteve, që ato shtete të zotohen për të financuar sepse Evropa nuk e rregullon”, thotë Zharku për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se “Kosova është shumë e interesuar dhe do të punojë pa ndërprerë për përfundimin e punëve që i takon sa i përket komunikacionit hekurudhor”.

Por, për marrjen e mjeteve të Bashkimit Evropian, vendet e rajonit duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta të standardeve evropiane, qofshin ato rrugore, hekurudhore dhe doganore, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallërave.

Në anën tjetër, Agron Thaqi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë “Infrakos“, kompani kjo që merret me infrastrukturën hekurudhore, thotë se linja hekurudhore që kalon nëpër Leshak, në kuptimin teknik është funksionale.

“Me hekurudhat e Serbisë, si shtet dhe lidhje me Evropën Qendrore, e kemi linjën 10, e cila kalon në pjesën veriore të Mitrovicës nëpërmes Leshakut. Ajo linjë është funksionale në kuptimin teknik, vetëm pritet një zgjidhje politike në mënyrë që të rihapet linja”, thotë Thaqi.

Hekurudhave të Kosovës u është ndaluar qasja në hekurudhat në veri të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Pas kësaj periudhe është ndalur treni i cili qarkullonte në drejtim Fushë Kosovë – Leshak.

Ndryshe, Agron Thaqi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se tashmë kanë përgatitur edhe disa studime fizibiliteti për zhvillimin e komunikacionit hekurudhor që lidhin Republikën e Kosovës me hekurudhat e Shqipërisë, Malit të Zi dhe më Serbinë.

Ai tha se projekt-propozimet tashmë janë dërguar në Qeverinë e Kosovës.

“Në kuadër të paketës se projekteve rrugore dhe hekurudhore, janë të përfshira disa projekte, siç është projekti i linjës hekurudhore brenda territorit të Kosovës, si një projekt madhor”.

“Sigurisht që një linjë tjetër prioritare është lidhja e hekurudhës nga Podujeva që dërgon në korridorin e dhjetë të Nishit, që është e rëndësishme në aspektin e transportit dhe daljes së hekurudhës së Kosovës dhe ndërlidhjes me Evropën Qendrore”, ka shtuar Thaqi.

Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Ndërsa, për transport ndërkombëtar, hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt, që quhet treni i shpejtë, i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë.

Por, infrastruktura hekurudhore në Kosovë, nga ekspertë të kësaj fushe shumë herë është konsideruar e nivelit jo të mirë, që sipas tyre, për një modernizim të hekurudhave investimet janë të domosdoshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë