Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.
Sipas saj, ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara, transmeton Klan Kosova.
“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në diapozitiv”.
“Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”.