Zvonimir Stojanviq, babai i të plagosurve në Shtërpcë, Millosh dhe Stefan Stojanoviq, ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu.
Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.
“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviq, shkruan Telegraf.rs, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.