Kurti: Marrëveshja e Brukselit ku është Asocioacioni, është shkelur nga Beogradi

E publikuar: 06/01/2023 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti EU1

Albin Kurti EU1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për Asociacionin, duke thënë se është bërë shkelja e marrëveshjen që në momentin kur Serbia u ka dërguar letra dërguar vendeve anëtare të BE-së, kundër anëtarësimit të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë i ka letra dërguar vendeve anëtare të BE-së, në veçanti pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 të së cilës thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet evropiane”, u shpreh ai.

Ai tha se kjo marrëveshje me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për asocioacionin, siç u shpreh ai, është shkelur tashmë nga Beogradi, përcjell Klankosova.tv.

“Marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për asocioacionin e ku është edhe pika e 14 është shkelur tashmë nga Beogradi, prej momentit kur ata i kanë dërguar letra vendeve anëtare të BE-së dhe u kanë thënë mos e pranoni aplikacionin e Kosovës, ata në fakt ata e kanë shkelur atë marrëveshje, marrëveshjen më të dashur të tyre. Mbi atë marrëveshje tashmë ndodhet vetë këmba e Serbisë e cila e ka shkelur në pikën e 14-të”, tha tutje Kurti.