Vetaksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohet një person

E publikuar: 05/01/2023 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.