Edhe një mjek e lë punën në QKUK

E publikuar: 05/01/2023 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alergologu dhe Imunologu Dukagjin Zogaj, e ka lënë punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Doktori Dukagjin Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si specialist në Klinikën e Alergologjisë në Qendrën Klinike Universitare.

Zogaj e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga SHSKUK-ja, por ai nuk i ka treguar arsyet që kanë çuar deri në largimin e tij disa vite para pensionimit.

“Dorëheqja ka të bëjë vetëm me arsye personale”, ka thënë doktori Dukagjin Zogaj për Demokracia.com.

Në këtë klinikë para disa kohe e ka lënë punën edhe alergologia Prof. Luljeta Ahmetaj