Muhamedin Kullashi, që është pjesë e Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovë (ASHAK), tha se kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja ka bërë shkelje serioze duke vendosur logon e ASHAK-ut në një shkrim që, sipas tij, s’ka asgjë shkencore.
Kullashi deklaroi se Kraja ka keqpërdorur pozitën me këtë shkrim që e quan të dobët, duke bërë edhe përpjekje për riimponim të mendimit. Kullashi tha se në mbledhje është përmendur edhe prirja për ta emituar memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave të Serbisë të vitit 1986.
“Realisht, objektivisht si mund të mendoni që ai mund ta udhëheq një akademi, kur ai ka fol për banda në akademi. Ai gjatë muajve imponon një tekst, ndonëse është kontestuar në seksonin tonë, domethënë e kemi shpërfill totalisht atë tekst. Si mendoni se do të mund të bashkëpunojmë me të. Ai nuk ka më autoritet, e as kredibilitet ta qeverisë ASHAK-un, me këto sjellje që janë arrogante, agresivitetin ndaj këshillit me të cilat jemi ballafaquar, edhe me parë nuk i japin me vërtet kredibilitet”, tha Kullashi për RTK-në.
Sipas tij, është mirë që vet Kraja të largohet sepse askush nuk do ta respektojë për atë çfarë ka bërë së fundmi më atë shkrim. Akademik Kullashi kërkoi nga Kraja të tregoi arsyen se pse nuk shkon kurrë në konferenca shkencore kur është i ftuar, përjashto këtu Tiranën.