Mbi 418 mijë euro tatime të paguara ndaj shtetit nga estrada gjatë 2022-tës, por ATK shqiptoi edhe 12 gjoba

E publikuar: 03/01/2023 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Estrada kosovare këtë vit pati një sezon mjaft të zënë sa i përket ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Dasma, ahengje, koncerte e mbledhi të shumta u mbajtën lirshëm, pasi që përgjatë tërë vitit 2022 nuk pati ndonjë masë restriktive kundër COVID-19 në fuqi, për dallim nga vitet paraprake.

Rrjedhimisht, këngëtarët kosovarë patën edhe përfitime më të mëdha nga aktiviteti i ushtruar, e sidomos në sezonin e verës.

Bashkë me përfitimet, estrada ishte edhe nën “llupën” e Administratës Tatimore të Kosovës, në lidhje me pagesën e obligimeve ndaj shtetit.

Në një përgjigje nga ATK (Administrata Tatimore e Kosovës), thonë se përgjatë periudhës janar-nëntor, estrada kosovare ka paguar mbi 418 mijë euro.