Ambasada e Britanisë e konfirmon se një anëtar i tyre u aksidentua në Malet e Sharrit

E publikuar: 02/01/2023 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka konfirmuar se një anëtar i tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ata aktualisht janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit, për ta shpëtuar personin e aksidentuar.

Sipas njoftimit të ambasadës, ai është shpëtuar dhe është duke marr trajtim mjekësor.