Situata në veri të vendit, Haradinaj: U dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë

E publikuar: 29/12/2022 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se falë ShBA-ve dhe BE-së, edhe njëherë u gjet zgjidhja për mos eskalimin e situatës në veri.

Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët ShBA-BE, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai ka shtuar se edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.

“Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”, është shprehur ai.