Afër kufirit, Vuçiqi do t’i takojë përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova

E publikuar: 27/12/2022 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic k4ebabms.cloudfront.net_production

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që të vizitojë njësitë ndërmjet Kralevës dhe Rashkës, ku do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Ai, takimin me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, pritet ta bëjë bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ambasadorin e Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, dhe drejtorin e Zyrës Serbe për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Takimi, siç shkruan Kosovo-online, do të mbahet në kazermën ushtarake në Rashkë dhe se bisedimet pritet të zgjasin deri para mëngjesit.

Kujtojmë se sot është dita e 18-të ku grupe kriminale kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës.